Cristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, ky është i rradhës
Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Juventusin në derbin ndaj Torinos, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin e thellë 4-1.

"Ylli" portugez ishte protagonist me gol në këtë sfidë. Ai shënoi për herë të parë me fanellën e Juves një gol nga goditja e dënimit, pas 43 tentativave. Mirëpo me këtë realizim, CR7-ta theu dhe një rekord te bardhezinjtë.

35-vjeçari u bë lojtari i parë i "Zonjës së Vjetër" që nga koha e argjentinasit Omar Sivori (1960/61) që shënon 25 gola në një sezon të vetëm të kampionatit italian. Gjithashtu, Ronaldo u bë lojtari i vetëm në histori që realizon në një sezon të paktën 25 gola në tre kampionate të ndryshme (Premier League me Manchester United, Spanjë me Real Madrid dhe Itali me Juventus).
Shtuar më 05/07/2020, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori