Cristiano Ronaldo ka një mesazh për Leo Messin pas fitimit të Topit të Artë
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë në karrierë Topin e Artë, duke u barazuar kështu me Leo Messin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo në 10 vitet e fundit ka qenë duke garuar me Leo Messin, duke ndarë kështu të dy nga pesë Topa të Artë, shkruan ALbeu.com.

Portugezi shpreson që kjo garë ndërmjet tyre do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Messi? Shpresoj që të luaj në këtë nivel për disa vite të tjera. Shpresoj se beteja me Messin të vazhdoj. Ndihem mirë këtë sezon dhe do të shohim atë që do të fitojmë në fund të vitit”, tha Ronaldo pasi pranoi Topin e Artë në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 23:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori