"Cristiano Ronaldo mi ka thyer ëndrrat disa herë"
Giorgio Chiellini ka pranuar se ndjehet i lehtësuar se ka bashkëlojtar Cristiano Ronaldon te Juventus, pasi portugez ia ka thyer “shumë herë” ëndrrat në të kaluarën.

Cristiano shënoi shumë, shumë, shumë kundër neve dhe ai i theu ëndrrat e mia disa herë, në Cardiff, në Madrid, në Torino”, ka deklaruar Chiellini për BBC Sport.

“Më parë, Champions League ka qenë një ëndërr. Tani është një synim sepse Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për të për ta bërë hapin e fundit”.

“Është personaliteti i Cristianos. Ai ka aftësi fantastike në fushë, por jashtë fushës, qëndrimi i tij, mënyra se si punon, se si i përgatitë ndeshjet, se si ai e jeton çdo ditë të jetës së tij – mund të na ndihmojë. Ekipi ka ndryshuar”.

“Mendoj se ne jemi një nga katër apo pesë skuadrat që janë favorite – Barcelona, Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich. Por edhe PSG dhe Atletico Madrid mund të arrijnë fitoren dhe ne jemi shumë larg nga ndeshjet kyçe”, dekalroi Chiellini. a/lbeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori