Cristiano Ronaldo: Mos u shqetësoni
Cristiano Ronaldo
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk ka asgjë për t`u shqetësuar pas barazimit të tyre ndaj Malagas. Reali tani qëndron tetë pikë mbi Barcelonën në tabelën e La Ligës, pasi barazoi 1-1 ndaj Malagas, por Ronaldo mendon se edhe ky është një avantazh i theksuar.

“Ne ende kemi tetë pikë avantazh dhe nuk ka asgjë për t`u shqetësuar, pasi liga ende është larg përfundimit. Malaga është një skuadër e mirë, vështirë të luash kundër tyre, por ne nuk e pritëm këtë rezultat. Ky është futbolli”. Ne ishim të pafat që pranuam golin e barazimit në kohën shtesë, pas dominimit në gjithë ndeshjen, por jemi të qetë. Ne vuajtëm kur nuk shënojmë”, ka thënë Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2012, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori