Cristiano Ronaldo mungon në stërvitjen e Juventus
Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Juventusit të martën, para ndeshjes së kampionit aktual italian në Serie A të premten kundër Frosinones.

Superylli portugez, megjithatë, ka stërvitur i ndarë dhe besohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim dhe ai do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit të premten.

Sipas mediave italiane, Allegri me gjasë i ka dhënë atij pushim prandaj ai nuk ishte pjesë e grupit në stërvitjen e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori