CRISTIANO RONALDO, sërish më i miri ...
Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë botë, duke fituar edhe sivjet Çmimin "Topi i Artë".

Performanca e shkëlqyer në real Maddrid ka qenë faktori kryesor që Ronaldo të fitonte për të tretën herë çmimin "FIFA Topi i Artë".

Vitin e kaluar, Ronaldo fitoi me realin Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Ronaldo mori 37.66% të votave, portieri gjerman i Bayern Munichut, Manuel Neuer 15.72% ndërsa Lionel Messi 15.76%.

“Dua të falënderoj presidentin e klubit tim, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë që më kanë ndihmuar të arrij këtu. Siç kam thënë gjithmonë, unë dua gjithmonë të përmirësohem dhe te bëhem më i mirë për çdo ditë që kalon. Dua t’u them të gjithë portugezëve, se nuk kam menduar që do ta fitoj këtë trofe tri herë. Unë dua të bëhem një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Shpresoj që të hyj në mesin e tyre”, ka deklaruar Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 20:05
migjen
e Martë 13 Janar 2015, Ora 03:07
edhe sikur te luash ti edhe mesuci nga pese shekuj smund tju afroheni ature te legjendave si pele bekenbauer carlton garinxha krujf jahnshin maradona netxer myler gafu ziko ondrush etj etj kurse ti mesi ai ronalduci tjeter e disa hajvane jeni shume me poshte se overat kigan neskes rep hulshov majer lato bonjek sokrates rivelino tostao didi vava e qindar te tjere .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori