Cristiano Ronaldo synon të thyej rekordin e Borrel
Cristiano Ronaldo bëri një parakalim të frikshëm në tri javët e fundit të Serisë A, duke kapur kuotën 14 gola në 19 ndeshje dhe duke u afrimuar si kryegolashënues i kampionatit pas fazës së parë me Juventusin kryesuese të renditjes.

Por duke bërë një kthim prapa dhe duke iu referuar statistikave, Ronaldo mund të jetë ai që mund të bëhet pjesë e lojtarëve që kanë ditur të bëjnë dopietën kryegolashënues + fitues i titullit kampion, si debutues, por pse jo të thyejë edhe shifrën maksimale të golave, e cila mbahet nga një tjetër juventin: Feliçe Borel në sezonin 1932-1933, në të cilin italiani debutoi dhe e mbylli sezonin me 29 gola personalë, përveçse si kampion i Serisë A.

Dhe pa dyshim që rekordet e kanë përndjekur gjatë gjithë karrierës së tij portugezi dhe 15 gola ose 16 më saktë për rekordin e ri absolut si debutues dhe fitues e golashënues nuk janë një mision i pamundur.

Përkundrazi, 33-vjeçari, pas një starti ku iu desh pak kohë për të kapur formën e tij më të mirë, si rrjedhojë e pushimeve të pakta edhe pas pjesëmarrjes në Botëror, nga janari e në vazhdim mund të ketë marshin e duhur për t’u dhënë edhe më shumë shpejtësi dhe vazhdimësi realizimeve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori