Cristiano Ronaldo tregon se si Reali mund të fitojë kundër PSG
​Lenia jashtë Kupës së Mbretit dhe titullit kampion të Sanjës nuk i’a kanë humbur shpresat lojtarit më të mirë të vitit, Cristiano Ronaldo.

Ai në një intervistë për faqen angleze Goal.com ka folur për ndeshjen e ardhshme ndaj PSG në Champions League, ku tregon mënyrën si mund të kalojnë në çerek-finale.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre të madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilën e respektojmë pak”, u shpreh Ronaldo kur pranoi çimimin e lojtarit të vitit 2017 nga Goal.com.

“Por, ne kemi treguar se Real Madrid ka skuadër të fortë dhe grup të bashkuar, me shumë përvojë në këtë garë”, vazhdoi ai.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje të mira për të vazhduar përpara në Ligën e Kampionëve”, tha në fund Ronaldo.

Real Madrid dhe PSG do të takohen këtë të mërkurë në orën 20:45 në "Santiago Bernebu". /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori