Cristiano: Talenti pa punë nuk vlen asgjë
Fituesi i "Topi i Artë 2014" Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e "AS". Ylli portugez i Real Madrid ka folur për ambiciet e tij në futboll si dh nuk ka harruar të japë edhe këshilla.

"Unë dua të jem më i miri në profesionin tim dhe nëse nuk do e mendoja klëtë nuk do të kisha fituar asnjë çmim. Ne futbollistët duhet të mendojmë gjithmonë për të qënë më të mirët, me dedikim dhe punë. Çdo ditë krijoj një objektiv të ri, mund të kesh shumë talent por pa disiplinë nuk vlen asgjë. Bëj gjithçka për tu përmirësuar dhe për të qëndruar në këtë nivel deri në moshën 35-36 vjeçare. Duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra dhe nuk është e lehtë. Unë vazhdoj të jem ambicioz, edhe pse mund të thuhet se tashmë kam fituar gjithçka", ka thënë Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori