Ronaldo, PSG del nga gara
Rrethi i blerësve të mundshëm të Cristiano Ronaldos ngushtohet me daljen publike nga ankandi i mundshëm për portugezin nga Paris Saint Germain.

Braziliani Leonardo, Drejtori Sportiv i klubit francez, që bashkë me Manchester City dhe Anzhi konsiderohen ndër shoqëritë e pakta që kanë kapitalin për të marrë yllin e Realit, deklaroi se PSG nuk ka asnjë synim për të bërë ndonjë përpjekje për transferimin e Ronaldos në kryeqytetin francez.

Leonardo theksoi se klubi i tij nuk ka menduar asnjëherë për të tentuar blerjen e portugezit duke shtuar se në Paris janë shumë të kënaqur me blerjet e realizuara këtë verë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori