Crouch po i turpëron të gjithë, tani e ka me gruan e Alonso-s
Peter Crouch po shkakton shumë polemika në librin që ka botuar "Si të bëhesh futbollist".

Ditët e fundit është bërë virale një histori me Ronaldon kur ai ishte te Manchester United.

Sipas Crouch, CR7 veteh krihej para pasqyrës kur ishte te United.

Pas kësaj tashmë e ka rradhën një Xabi Alonso, për të cilin thotë se i ka pëlqyer gruan vite më parë.

Gjigandi anglez tregon sesi kishte pëlqim ndaj një vajze në hotelin ku qëndronte me Liverpulin, pak pasi kishte nënshkruar me ekipin anglez.

“Në recepsion ishte një vajzë e bukur, e cila më tërhoqi me mënyrën e buzëqeshjes. Këtë histori e ndava me shokët e skuadrës. Mendova se isha shumë me fat që qëllova atje. Karrager thirri gjithë skuadrën dhe më tha që ta tregoja të gjithë historinë. Unë u thashë se vajza kishte flokë të errët dhe dukej spanjolle. Më vonë kuptova se ajo ishte gruaja e Ksabi Alonsos. Ajo punonte si recepsioniste për të praktikuar anglishten. Ishte situatë e turpshme për mua, por Xabi e mori mirë sepse unë nuk dija gjë për lidhje e tyre”, shpjegon sulmuesi.

Crouch vazhdon të luajë edhe pse në moshën 37 vjeçare. Ai është pjesë e Stoke Cityt. /albeu.com/.
Shtuar më 10/09/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori