Cruyff: Brazili e "shtyp" Hollandën në Botëror
Hollanda preu biletën drejt Brazil 2014 dy ndeshje përpara fundit të Eliminatoreve, por forma optimale e kombëtares së Luis Van Gaal nuk e bind legjendën e "Tulipanëve", Johan Cruyff. Ish sulmuesi shprehet se pavarësisht arritjes së Kombëtares së tij në Botëror, nëse Brazili i del në rrugën drejt finales, atëherë "Portokallinjtë" nuk kanë asnjë shans për të vazhduar më tej.

"Ne duhet të jemi të lumtur nëse mbijetojmë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Mendoj se arritja më e madhe për Holandën do të jetë kualifikimi në fazën e eliminimit direkt. E ndoqa Brazilin në Kupën e Konfederatave dhe mendoj se ata mund ta shtypin Holandën. Ne kemi vetëm një mundësi ndaj tyre, nëse luajmë në mënyrë të zgjuar", ka thënë legjenda e futbollit hollandez dhe botëror.

Në intervistën dhënë për emisionin RTL Late Night, 66 vjeçari nuk zhbalancohet, duke theksuar është e vështirë të gjykosh ekipet që do të marrin pjesë në botëror. Hollanda u mund 1-0 nga Spanja në finalen e Botërorit 2010, ndërsa nuk ka arritur të triumfojë as në finalet e viteve 1974 e 1978 kundër Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës.

Në ndeshjen e fundit Eliminatore, "Tulipanët" u mjaftuan me një fitore 2-0 ndaj Andorras për të prerë matematikisht biletën drejt Brazilit ku vitin tjetër starton evenimenti më i madh futbollistik i planetit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori