Para se Pep
Guardiola të zyrtarizohej si trajneri i ardhshëm i
Bayern Munchen ka telefonuar ikonën e Barcelonës,
Johan Cruyff. Këtë gjë e pohon vetë legjenda e Hollandës dhe Barcelonës në një koment për gazetën hollandeze "Telegraaf", ku përgëzon "nxënësin" e tij për
vendimin e marrë.
"Kur ndodhej me pushime në Afrikë,
Guardiola më telefonoi disa herë. Ai donte të ma thoshte personalisht se sezonin tjetër do drejtonte Bayernin. Më pas i thashë se ndihesha krenar për
vendimin që kishte marrë dhe që më vinte mirë që ish-lojtari ynë do u japë leksione gjermanëve. I thashë gjithashtu se pres që më pas ai të drejtojë Ajax-in. Ky vendim që mori tregon qartë dashurinë e tij për futbollin", është shprehur
Johan Cruyff. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013,
ora 17:23