Cruyff: Viniciusi nuk mund ta zëvendësojë dot Ronaldon
Ish-lojtari i Barcelonës, Jordi Cruyff, beson se Real Madridit është ende duke i munguar Cristiano Ronaldo dhe ata nuk mund të presin që Vincius Junior ta plotësojë hapësirën e lënë nga pesë-herë fituesi i Topit të Artë.

“Në fund të fundit, disa lojtarë thjesht e kanë aftësi për të shënuar më shumë gola se të tjerët, të paraqiten në momente të rëndësishme të ndeshjes dhe t’i garantojnë një numër të madh të golave”, ka thënë Cruyff.

“Viniciusi është i ri, është i talentuar dhe për këtë arsye Real Madridi ka paguar kaq shumë për të. Por, natyrisht, nuk është e drejtë t’i kërkosh atij ta udhëheq skuadrën. Është e padrejtë edhe ta presësh këtë gjë nga ai”.

“Ai është ende i ri dhe ka nevojë të adaptohet. Ai do t’i ketë momentet e mirë dhe ato të këqija dhe kjo është normale”, përfundoi Cruyff. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori