Crystal Palace transferon një lojtar nga Kategoria e 9-të
Çudirat në futboll nuk kanë fund. E radhës vjen nga Anglia teksa skuadra e Premier Leagues në futboll Crystal Palace ka transferuar Randall Williams një 19­vjeçar nga një skuadër e Kategorisë së Nëntë të futbollit anglez.

Randall Williams që luante për ekipin Toëer Hamlets të Essex Senior League, ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Ai ka impresionuar trajnerin e Crystal Palacet, Alan Pardew gjatë provave.

“Unë thjesht dua të përmirësohem dhe ngjitja nëntë rangje më lart është hap i madh. Trajneri Alan Pardew tha se dëshiron të më shohë nga afër, kështu që më solli të stërvitem me skuadrën e parë”, thotë Williams.
Shtuar më 04/01/2016, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori