Cuadrado i trishtuar me atë që ndodhi mbrëmë
Pëlqej
Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, ka thënë se ekipi Bianconer pothuajse gjithçka bëri gabim.

Gonzalo Higuain barazoi rezultatin në fund të takimit pasi Bruno Cesar kaloi në epërsi klubin nga Lisbona në fillim të takimit.

“Ne bëmë pothuajse gjithçka gabim dhe nuk e interpretuam ndeshjen në mënyrën e duhur”.

“Ne është dashur të jemi të qetë. Ishte rezultat i mirë, tash duhet të fitojmë ndeshjen e radhës. Kur luani gjithë këto ndeshje, ju ndiheni të lodhur, por kjo nuk është arsyetim, pasi që duhet të jemi në dijeni se jemi ekip i fortë dhe marim rezultate”.

“Është një pikë shumë e rëndëishme për ne”, potencoi Cuadrado.

Juventusi ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Olympiacosit.

Bianconerët kanë 7 pikë në vendin e dytë në grupin ku Barcelona kryeson me 10 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori