Cudicini: Çdo trofe është i rëndësishëm për Chelsean
Carlo Cudicini, i cili është pjesë e stafit të trajnerëve në Chelsea, ka thënë se çdo trofe është shumë i rëndësishëm për Chelsean

“Gjithmonë është i rëndësishëm trofeu i parë i sezonit. Ke shansin ta fitosh në shkurt, dhe pastaj mund të kesh një përfundim më të mirë në fund”, tha fillimisht Cudicini.

“Si klub, ne i konsiderojmë të gjithë trofetë të rëndësishëm, dhe ne kemi mundësinë që të shkojmë në finale dhe dëshirojmë që të bëjmë mirë”.

Klubi londinez aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 44 pikë, katër më pak se Tottenham. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori