Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë të mbaruar, Besa nënshkruan me sulmuesin në një pikë bastesh
Klubi sportiv i Besës nuk di të ndalet në këtë merkato dimërore. Kavajasit kanë zyrtarizuar dje dy afrimet e fundit në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për sulmuesin Armand Pasha dhe nigerianin Idakvo Dikson.

I pari ka qenë pjesë e Erzenit dhe pas largimit nga shijakasit ka gjetur menjëherë ekipin e ri. Pasha ka firmosur kontratën 1-vjeçare me kavajasit dhe në miqësoren e djeshme ndaj Bylisit është aktivizuar si titullar.

Por ajo që bie në sy nga prezantimi i sulmuesit është vendi ku ai ka firmosur kontratën. Pasha shfaqet duke nënshkruar në një vend që duket si një pikë bastesh.

Gjithashtu, zyrtarisht pjesë e ekipit është bërë edhe qendërmbrojtësi Dikson që po ashtu ka bërë paraqitje të mirë në miqësoren e djeshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori