Shqipëria
U-19, me trajner Erjon Bogani, kamposhtur
minimalisht 1-0
Kazakistanin në një ndeshje miqësore.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Golin e vetëm për kuqezinjtë
U-19 e realizoi Marash Kumbulla në minutën e 40-të, pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke devijuar me kokë drejt rrjetes.
19-vjeçarët kazakë
arritën ta
dërgonin topin përtej vijës fatale në kohën shtesë, por anësoi sinjalizoi me të drejtë për pozicion jashtë loje. Më 27 mars do të zhvillohet dhe takimi i dytë miqësor me
Kazakistanin./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018,
ora 17:17