Cungu optimist: Synojmë titullin kampion
Pëlqej
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet këtë të premte, trajneri i Kukësit Armando Cungu foli për të gjitha temat që përfshinë aktualitetin kukësian.

Skënderbeu “Jemi rivalë për titull. Pavarëshsit ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, port ë vogla. Kur ke 25 futbollistë, çdo lojtar pret momentin e vet. Ekipi po kalon moment të mirë”.
Reginaldo

“Nuk ka probleme. Ka pasur shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur dhe në fushë nuk kurshet. Nuk më ka pëlqyer që është në faqen e parë të gazetës. Nuk ka lidhje me lindjen e fëmijës, i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastër. Më pas erdhi me dëshirën e vet, për të cilën e kemi falenderuar. Do shohim nëse është i gatshëm. Është një nga ata që jep maksimumin në stërvitje dhe nuk ka shfaqur problematika serioze. Pas ekzaminimeve ka rezultuar një traumë e lehtë, diçka norma për futbollin. Nuk ka asgjë serioze. “
Titulli

“Ka ende kohë, por sa më shumë javë ikin aq më shumë duhen pikët. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. Fokusimi i të gjithëve është maksimal për të fituar. Shumë respekt për Skënderbeun por nuk i druhemi asnjë kundërshtari”.
Gjendja e skuadrës

Skënderbeut i mungon vetëm Radas, kurse ne na kanë munguar shumë. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej 3 muajsh. Ka concept të gabuar që kur lojtari fiton formën fizike është gati. Janë gjëra të ndryshme. Duhet t’i japim minuta për tu ambientuar. Shkodra ka marrë një goditje ndaj Kamzës, duhen 5 ditë për ta kaluar.”
Tifozët

“Dihet që nuk do të jemi në shtëpi. I falenderoj që vijnë, pasi janë shtysë për futbollistët. Janë impuls. Kukësi është ekip që luan futboll dhe nuk tenton të mbajë rezultatin dhe të largojë topin.”

Çështja Musolli “Ishte kërkesë e vet Musollit për tu rikuperuar. Çdo gjë është lënë e hapur. Ai është emblem këtu, shpirtin e ka te Kukësi. E kam dashur edhe kur kam qenë në ekipe të tjera. Nuk e ka tradhëtuar kurrë Kukësin dhe kjo do të thotë shumë. Jam i lumtur që në janar do ta kem nën urdhëra. Di të them që ai ka kërkuar të zgjidhe situatë.” Përfundoi Cungu. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori