Cungu zyrtarizon divorcin me Vllazninë: Ka shumë presion
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas fitores ndaj Flamurtarit ka konfirmuar se do të largohet nga shkodranët në fund të sezonit.

"U munduam të bënim zgjedhjet e duhura, na eci. Hebaj nuk luan titullar sepse ka kohë që ka pasur probleme fizike, një dëmtim që nuk e ka lejuar të jetë në maksimumin e vet.

Ajo që më ngroh më tepër është karakteri, dua t’i bëj komplimente ekipit, dha gjithçka. Edhe në ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por nuk kemi pasur fatin që patëm sot.”

E ardhmja? Do të vazhdoj punën këtu deri në fund të sezonit, kur do të largohem. Kjo është taksative, e kam vendosur tashmë. E kam menduar prej kohësh, nuk është një vendim i momentit. Ka shumë presion, është maksimal dhe nuk më lejon të vazhdoj punën.”
Shtuar më 11/02/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori