Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Curri: A thua shënova gol? (video)
Albeu.com
Historia "kuqezi" e prishtinasit që shkundi portën e holandezëve të mërkurën në Amsterdam Arena? Ndiqni golin e shkëlqyeshëm të Debatik Currit dhe dy golat e Holandës.
Goli i Debatik Currit:


Pamje nga ndeshja:


Deri në fund të vitit 2004, Debatik Curri ka qenë futbollist i
Prishtinës, kur në një provë të bërë me ekipin Vorskla Poltava
dallohet talenti i tij dhe ukrainasit vendosin ta bëjnë për vete, duke i ofruar një kontratë profesionale. Rastin në ekipin e parë "bardhekaltër" ia kishte dhënë ish trajneri i kombëtares, atëkohë trajner i Prishtinës, Medin Zhega. "Kishte shumë presione pse po ia ofroja mundësinë një futbollisti të ri, por këtë e kam bërë edhe me klube të tjera. E pashë që në stërvitje të kombëtares se Curri ishte formuar edhe më tepër si lojtar dhe ishte i denjë për fanellën kuqezi. Më bëhet qejfi që ai i dëshmoi vlerat në ndeshjen kundër Holandës, madje duke shënuar një gol shumë të bukur",- na thotë Zhega, pas ndeshjes së kuqezinjve në Amsterdam.
Gjatë kohës kur luante te Prishtina, Debatik Curri ishte ftuar për herë të parë nga sektori i ekipeve kombëtare të Shqipërisë, duke u grumbulluar për disa ditë me ekipin U 21 dhe ka luajtur një ndeshje kundër Kombëtares B të Brigelit.
"Me kombëtaren jam grumbulluar që me ekipin U 19 për herë të parë dhe atëherë më pëlqeu çdo gjë. E dija se nuk mund të arrija në kombëtare, por nuk u paraqita në një ekip të huaj. E kam pritur një bashkim me kombëtaren, ndonëse jo ndoshta në një kohë kaq të shpejtë",- thotë Curri. Ai kishte ushtruar me "kuqezinjtë" për ndeshjen me Ukrainën, por nuk kishte pasur pasaportë që të angazhohej. Ndeshja miqësore kundër Gjeorgjisë ka qenë e para për prishtinasin 22 vjeçar, ku ai kishte qenë edhe pjesë e formacionit bazë. Më pastaj pasoi ndeshja me Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe ajo e së mërkurës, me Holandën, kur e shënoi golin e vetëm kuqezi.
"A thua shënova gol apo jo?", kjo i kishte shkuar më së pari në kokë Currit, i cili kishte vrapuar pas shkundjes së rrjetës së Edvin Van der Saarit te fizioterapistit Akim Bulliger.
"Vrapova se ia pata dhënë fjalën se nëse shënoj gol do të vrapoj te
ti, për shkak se Akimi më ndihmoi shumë rreth lëndimit që e pësova dy ditë para ndeshjes. Holandezët nuk dukeshin të jenë shumë më të mirë se ne, që të bëjnë edhe dallimin. Kam pasur edhe respekt për ata, si i gjithë ekipi. Mendoj se kam mundur të luaj edhe më mirë dhe them se loja ime tek po vjen. Edhe unë mendoj se referi na dëmtoi në tri raste, sidomos te rasti i Berishës, nga fundi i ndeshjes", tha ai.
Curri, së bashku me Armend Dallkun, me të cilin luajnë të Vorskla,
janë kthyer të enjten në mbrëmje te ekipi. "Na uroi trajneri për lojën e treguar, ndërsa tash vazhdojnë detyrat me klubin ku luajmë. Deri atëherë natyrisht do të mendojmë për Kombëtaren dhe ndeshjet e radhës", tha ai.
nga Driton Latifi, Sporti Shqiptar
Shtuar më 14/10/2006, ora 15:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori