Curri: Duam pikё tё plota nga Hungaria
Albeu.com
Para ndeshjes sё nesërme tё përballё Hungarisё tё vlefshme pёr Botërorit 2010, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, ka thёnё se shpreson pёr njё fitore, por shton se edhe njё barazim nuk do tё ishte rezultat i keq.“Jemi të angazhuar për fitoren. E kemi vlerësuar maksimalisht Hungarinë, megjithatë jemi plotësisht të bindur se mund të marrim një rezultat pozitiv”, ka thёnё mbrojtësi kosovar.

“Edhe barazimi nuk do të ishte keq, por ne do të futemi në fushë për të marrë pikët e plota”, shtoj më tej, 24-vjeçari. “Gjithçka po shkon më së miri. Seancat stërvitore po ecin si duhet dhe i kushtohet mjaft vëmendje vendosjes taktike në fushën e lojës, për të mbajtur sa më larg portës kundërshtarin dhe për të neutralizuar pikat e tyre më të forta”.
Shtuar më 10/10/2008, ora 21:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori