Cutrone i zhgënjyer nga Milani: Largimi më ka prekur shumë
Patrick Cutrone u largua nga Milani për tu bashkuar me Wolverhempton për 22 milionë euro, dhe ditën e sotme është nisur drejt Anglisë, ku do të nënshkruajë kontratën me ekipin e ri.

Gjatë largimit nga Italia, sulmuesi dukej shumë i mërzitur, pasi dëshironte të qëndronte tek ekipi i tij i zemrës.

Në një intervistë të shkurtër para se të largohej, Cutrone është shprehur: “Jam shumë i zhgënjyer dhe kjo duket qartë te mua. Nuk kam asgjë për të thënë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe i zjarrtë. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit, dhe kjo do të thotë se unë kam lënë një shenjë pozitive tek ata. Iu uroj tifozëve të Milanit dhe shokëve gjithë të mirat. I dua tifozët kuqezi.

Ky largim më prek shumë, por kështu është jeta. Duhet të merren edhe vendime të vështira. Do të përpiqem të bëj më të mirën tek skuadra e re, tani jam duke menduar vetëm për tu përshtatur sa më mirë”, u shpreh sulmuesi.
Shtuar më 29/07/2019, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori