Cutrone: Jemi në gjendje të sfidojmë edhe Juventusin
Pëlqej
Pas dygolëshit ndaj Sampdorias në kohën shtesë të takimit, duke i siguruar Milanit çerekfinalet e Kupës së Italisë, Patrick Cutrone, u shpreh i lumtur për ndihmën që i dha shokëve.

"Jam shumë i lumtur për golat, mbi të gjitha që kaluam në raundin tjetër. Jam i lumtur për ndihmën që i dhashë shokëve të ekipit", tha fillimisht Cutrone.

"Superkupa? Jemi në një gjendje të mirë për momentin, dhe do e përgatisim sfidën ndaj Juves në mënyrën më të mirë të mundshme", u shpreh Cutrone. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori