"Daily Mail": Hysaj do i bashkohet Sarrit te Chelsea
Pëlqej
Transferimi i Elseid Hysajt te Chelsea tashmë është bërë telenovelë. Së fundmi prestigjozja Daily Mail, ka shkruar për futbllistin e kombëtares shqiptare, shkruan Albeu.com.

E përditshmja angleze citon se: “Elseid Hysaj pritet të ribashkohet me Maurico Sarrin te Chelsea”.

Elseid Hysaj ende nuk e ka rinovuar kontratën me Napoli. Ai këtë sezon shpesh herë e ka parë veten në stol. Për të përforcuar këtë thashethem merkatoje pak ditë më parë u raportua se Napoli ka nisur bisedimet për të transferuar Mateo Darmian, si zëvëndësuesin ideal të Hysajt.

Kjo e përfrocon dhe më shumë largimin e Hysat nga Italia. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori