Daja akuzon gjyqtarin për ndeshjen ndaj Kamzës
daja00
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja u shfaq i irritur pas ndeshjes me Kamzën. Ai tha se në këtë takim gaboi shumë gjyqtari i cili ishte vendimtar për fatet e takimit.

“Nuk dua të flas për gjyqtarin, pasi nuk dua të merremi. Nëse gjyqtari ndodhet 5 metra dhe Danilo shtyhet me dy duar në shpinë nuk më mbetet të flas. Mendoj se kemi vepruar gabim në fillim dhe në fund të ndeshjes.

Kemi përmbysur lojën dhe avantazhin, por në fund si duket nga një presion që lojtarët, nga dyluftimet janë jokorrekte, menduan se të gjenim një mënyrë loje me largimin e topaveve dhe jo pasime dhe mbrojtje me shumë forca”, tha Daja. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori