Daja: Duhet të jemi më finalizues përpara portës së kundërshtarit
Pëlqej
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për 3 pikët pas ndeshjes së vështirë me Laçin, por kërkoi që ekipi i tij të jetë më finalizues para portës, dhe të mos e humbë toruan edhe nëse ndonjëherë pëson gol.

“Konstatim i drejtë se duhet të jemi më efikas para portës, sidomos me ekipe që vijnë në Korçë të mbrohen. Por më shumë më shqetësoi fakti se me këtë lloj kontingjenti lojtarësh, nuk duhet të humbim logjikën e lojës, edhe kur pësojmë ndonjëherë gol, sepse i bëjmë dëm vetes”. tha trajneri korçarëve, shkruan Albeu.com.

“Natyrisht që sulmuesit maten me gola apo asistime, por rëndësi ka që sulmuesit tanë janë aty para portës. Gjithsesi duhet të punojmë më shumë për pjesën e finalizimit. Pjesa e ndërprerjes së kampionatit na shërbeu të rikthehemi me më shumë energji, por sot pamë që nuk kemi ende ritmin e duhur, të cilin do ta kërkojmë që ndeshjen tjetër me Lushnjën."

“Nuk e di ende dëmtimin e Osmanit. Pati një ndërrim të detyruar. Patëm probleme në qendrën e mbrojtjes. Nuk duhet t’i lëmë kundërshtarit mundësinë të na godasë në qendër mbrojtje.”

“Mund të jetë edhe kjo, edhe pse nuk dëshiroj ta pranoj se lojtarët e mi nuk i vlerësojnë kundërshtarët njësoj. Me Laçin ishim shumë lart. Ndeshja në Kamëz nuk ka lidhje me këtë të sotmen. Ndryshimet e shumta që kemi bërë duan kohën e vet të përshtaten.”

“Jam dakord me këtë konstatim. Edhe ne duam t’i japim atij kohë, por mungesa e Nesporit ka bërë që Soue ta kemi gjithmonë në fushë. Përveç Nespor kemi edhe mungesa nga krahët, dhe kështu Soue është i domosdoshëm gjatë gjithë 90 minutave.” përfundoi trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori