Daja: E merituam fitoren
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja pas fitores ndaj Laçit deklaroi se skuadra e meritoi fitoren.

• Fitore e merituar, por pse vuan skuadra?

"Është normale, sepse filluam me një 17-vjeçar në formacion. E përgëzoj për lojën që bëri. Kemi Kalen dhe Alvesh jo në kondicionin e duhur, dhe vjen pas dëmtimit. Me të gjithë kontingjentin, edhe me rritjen fizike, do jemi më mirë, por jo për këto dy javë, sepse tani do shfrytëzojmë ato që kemi. Me një fazë përgatitore, do kemi mundësi të mos e përsërisim më këtë 10 minutëshin e fundit. Tani i dimë pikat e forta dhe të dobëta.

• Kur do vazhdojë në rezultate pozitive Flamurtari?

"Në çdo ndeshje kemi ndryshuar formacionin, prej dëmtimeve në shumë ndeshje, jo se nuk kemi pasur një 11-she stabël.

• Kur Laçi ndryshoi modul, ju vuri në vështirësi nga krahët…

"Dy nga tre ndërrimet që bëmë sot, Pollozhani dhe Kale, ishin të detyruar. Më pas vuajtëm që të mos kishim ndërrimet nga krahët, me Ribajn apo Beqajn. Prandaj nuk bëra ndërrime në pozicionet natyrale.

• Flasim për një sulm të mirë të Flamurtarit, por shumë pak gola për një ekip si ju…

"Nëse e thoni një sulm super, i referoheni disa lotjarëve që kanë cilësi. Po të shikoni minutazhin që kanë pasur, ka qenë shumë i limituar, dhe jo në gjendjen e tyre më të mirë. Apo edhe Kale edhe Alvesh. Atëherë do isha dakord me ju, dhe do thosha që kam një sulm të frikshëm. Ky është 90 minuntëshi i tretë i Kales, Alvesh mund të ketë pak më shumë. Edhe Torasa, sakrifikoi ndaj Kastriotit, duke luajtur me një gjendje të dyshimtë. Me ndonjë përforcim, por edhe me gjëndjen më të mirë të këtyre lojtarëve, do jemi më mirë.

• Keni nevojë për përforcime?

"Nëse do gjendet dikush me cilësi, atëherë po. Nëse do gjendet, sepse në janar flitet shumë por është e vështirë të gjendet. Për merkaton t’ia lëmë janarit, sepse po të flas do thonë këta lojtarë që kam ‘pse nuk kemi qenë mirë ne që ke’.

• Problemet financiare…

"Nëse do më pyesësh për këto gjëra, nuk kam qenë asnjëherë i informuar, sepse trajneri duhet të rrijë larg. Por, natyrisht që jam i përgjegjshëm, se nëse pagesat jepet në kohën e duhur, lojtarët do motivohen. Por, jam i bindur se do ndodhë si çdo vit, dhe pagesat do jepen", përfundoi Daja.
Shtuar më 09/12/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori