Daja: Fitoren ja dedikojmë Gavazajt, pata frikë mos përsëritej sezoni i kaluar
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur i kënaqur për fitoren që skuadra e tij arriti ndaj një rivali direkt në një fushë të vështirë si ajo e Kukësit.

Në prononcimin për “Supersport”, 50 vjeçari ia dedikon fitoren Enis Gavazajt, i cili do të operohet pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Jang Bojsit. Daja e pranon pas ndeshjes se pati frikë mos përsëritej ndeshja e vitit të kaluar që u vendos nga gjyqtarët.

Për fitoren e sotme

“Kemi merituar gjithçka sot në 90 minuta. Këtë fitore ja dedikojmë Gavazajt dhe i urojmë shërim të shpejt. Kemi qënë superior në gjithçka. Djemtë e kanë merituar. Vijmë nga një lodhje e madhe. Me mungesat që kishim, do të thotë që jemi në rrugën e duhur por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.”

Rreziku për Gledi Micin për të humbur vendin e titullarit

“Nuk rrezikon asnjë të gjithë janë pjesë e Skënderbeut. Rivaliteti na shtyn përpara për të dhënë maksimumin. Nuk rrezikon as Mici asnjë tjetër. Të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të dhënë maksimumin.”

Biseda me lojtarët pas penalltisë në favor të Kukësit

“Kemi startuar mirë, kemi pasur ndeshje të forta dhe me rivalë që besoj do jenë ndjekësit tonë gjatë gjithë kampionatit. Duke parë ngarkesën besoj se kemi startuar mirë por duhet të kemi vijimësi.

Kontingjenti që kemi në dispozicion dhe eksperienca e shumë lojtarëve na jep frymëmarrje. Pas penalltisë tmerrësisht të dyshimtë i thashë lojtarëve që nuk duhet të dorëzohemi e të vazhdojmë të luajmë mirë, se fitorja do të jetë në favorin tonë, raporton Panorama. Goli i Ditës patjetër që më pëlqeu dhe Dita po gëzon një formë të mirë.”

Frika e mos përsëritjes të asaj që ndodhi edicionin e kaluar

Pata frikë, prandaj e tërhoqa ekipin. Doja ti përcillja një mesazh mos e ulnin motivimin. Ajo që më pëlqen është fakti se kam një grup futbollistësh që ditë t’i menaxhojnë këto situata. Po të them të drejtën pata frik.”

Kush gaboi më shumë Kridens Meta apo Xhejms

“Gabimi është njerëzor. Xhejmsi nuk gaboi. Unë dua që lojtaret e mi të shfaqen para portës normalisht dhe të shënojnë. Kur gabimi nuk hyn në pjesën njerëzore, nuk është gabim por faj.”
Shtuar më 02/10/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori