Daja: Jam shumë i zhgënjyer nga skuadra
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u duk tepër i mërzitur në fund të ndeshjes, pasi deklaroi se do të rishikojë pozicionin e tij dhe është i zhgënjyer nga skuadra.

• Kurrë nuk ju kemi parë kaq të mërzitur. Çfarë ndodhi?

"Kemi parë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç momentit të fundit. 2 ndërrimet e detyruar të Shehit dhe Muzakës, prishin gjithçka në pjesën e dytë. E kam thënë dhe vazhdoj të them. Lojtarët me perspektivë, nuk hyjnë të ingranuar komplet në ekuilibrat e lojës. Marr përgjegjësitë e mija. Nuk ndodh që Skënderbeu të ketë gjithë atë prishje të ekuilibri. Unë jam ai që përgjigjem. Do të analizojmë me shumë kujdes çdo gjë që ka ndodhur. Nëse do kem përgjegjësi unë si trajner do shoh pozicionin tim. Gjendja që ka klubi dhe dënimi i djeshëm, ka sjellë situatën e njëjtë si në Shkodër. Ekipi e vuan jashtë mase vendimin që del para ndeshjes

• 8 pikë diferencë janë shumë. Vetëm matematika iu penalizon. Ia vlen ta rishikoni vendimin

"Ky ekip më ka dhënë kënaqësinë dhe ka bërë periudhë të mirë në kampionat. Në qoftë se do të kishte qenë një situatë tjetër, do ishte një dorëheqje e parevokueshme. Kjo bie ndesh me situatën ku ndodhet klubi. Nëse nuk ka më shenja motivimi dhe ekuilibër, trajneri duhet të marrë përgjegjësitë ve veta.

"Problemi është jo për drejtuesit. Nuk jam trajner që kam frik të shpreh. Nuk kanë faj drejtuesit. Grupi bashkë me mua si trajner duhet të gjejë forcë. Në të kundërt do të thotë diçka nuk shkon mes meje dhe klubit. U pa një Skënderbe i mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, një trajner i parë i ekipit, në qoftë se ka një shthurje ekipi ai është përgjegjës kryesor. Do gjej format për të analizuar. Në qoftë se do ishte në situatë tjetër do isha më i ashpër. Jam i rezervuar në pozicionin tim. Të gjithë do mendojnë që erdhi ky dënim dhe Daja do largohet. Ky grup më ka dhënë kënaqësi të madhe. Në qoftë se do kemi probleme të tilla taktike në ndeshjet në vazhdim, do bjer përgjegjësitë mbi mua", përfundon Daja. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori