Daja merr zyrtarisht frenat e Skënderbeut
Ilir Daja zyrtarisht është trajneri i ri i kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Trajneri kryeqytetas është prezantuar ditën e sotme nga presidenti i klubit bardhekuq, Ardjan Takaj.

Së bashku me Dajën është prezantuar edhe ndihmësi i tij, i cili është një emër i njohur i futbollit shqiptar si Ardi Mema.
Ilir Daja i ka vënë vetes objektiv titullin kampion teksa u
shpreh:
“Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do marrim më të mirën.”

Pas dy fazave të para, korçarët nën drejtimin e Agostinelit i mbyllën në vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Kukësit.


Shtuar më 04/01/2017, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori