Daja: Pjesën e parë luajtë mirë, ndërsa në të dytën prishëm gjithçka
Pëlqej
Ilir Daja u shpreh me nota kritike ndaj skuadrës së tij pas fitores 2-1 me Luftëtarin. Trajneri kryeqytetas i ngacmuar për rastin e penalltisë së fituar nga Sowe, tha se nuk dëshironte të fliste për vendimet e arbitrave, edhe kur janë kundër Skënderbeut.

• Si ishte paraqitja e skuadrës, Luftëtari ju vuri në vështirësi në pjesën e dytë?

"Kemi bërë një ndeshje me dy tablo, një pjesë të parë të mire, ndërsa në të dytën që kemi prishur gjithçka", tha fillimisht Daja.

"Nganjëherë të detyron edhe kundërshtari, por me gjithë respektin që kam ndaj Luftëtarit, sot në pjesën e dytë nuk na vuri në vështirësi kundërshtari, por ndërrimet që bëmë. Theksoj atë të Osmanit me Nimagën, që rezultoi jopozitiv. Me largimin e Osmanit dhe me mendimin që Nimaga do të kishte freskinë e duhur, rezultoi vendim jo pozitiv. Lojtarët e menduan të përfunduar lojën kur ishim 2-0 dhe arritën në këtë lloj performance. Është e natyrshme që kur je 18 pikë para, ulet doza e motivimit, por nuk i shkon Skënderbeut të lëshojë kaq shumë. Do ta diskutojmë ndoshta edhe me tone të ashpra me ekipin.

• Mendimi juaj për penalltinë e fituar nga Sowe, mund ta ndjekim?

"Nuk është nevoja ta ndjek. Skënderbeu nuk ka nevojë për 11-metërsh, jemi ekipi që bëjmë diferencë të dukshme nga të tjerët. Ashtu e ka parë arbitri dhe nuk kam nevojë të diskutoj se kur nuk na jepet, nuk e kam diskutuar. Nëse kjo është gjykuar si penallti apo jo, nuk merrem me këtë, nuk ka pse gjykohet Skënderbeu, po shihni se edhe ne në pjesën e dytë nuk u dha një për ne", ishin fjalët e Dajës. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori