Daja: Shpërdoruam raste, Lushnja na barazoi edhe në fazën e dytë
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja në përfundim të ndeshjes tha se shpërdoruam shumë raste.

• Skëderbeu u duk nervoz, Lushnja iu vuri në vështirësi në pjesën e parë…

"Shpërdoruam raste, jo sepse ishim nervozë, por ngaqë e kishim marrë lehtë. Folëm në pushimin mes pjesëve. Goli do grintë, jo akademizëm. Lushnja na ka barazuar edhe në fazën e dytë. Duhet të kishim luajtur edhe në pjesën e parë si në të dytën.

• Sot skuadra fitoi por luajti edhe për sulmuesin Sowe

"Nuk jemi mirë nga ana psikologjike për shkak të vendimeve të UEFA-s. Nuk është e lehtë të performosh në vazhdimësi në maksimum. Shpresojmë në një tjetër vendim në KAS.

• Do ta mbani sulmuesin Ali Sowe është sezonin e ardhshëm?

"Ka bërë shumë mirë, është pretendent për Këpucën e Artë. Siç na ka ndihmuar Sowe edhe skuadra e ka ndihmuar shumë sulmuesin, që me pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Duhet të kemi vazhdimësi, sepse është qendërsulmuesi ynë kryesor. E ka ai në dorë, e kam përballë dhe s’dua të më dëgjojë. Sa më shumë të qëndrojë në Superiore, aq më mirë do ta mësojë shqipen", përfundoi Daja. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori