Daklarata e Suarez konfirmon "kaosin" e krijuar te Barcelona
uis Suarez ka thyer heshtjen pas spekulimeve të fundit rreth të ardhmes së tij tek Barcelona.

Luis Suarez është duke kaluar ditët e tij të fundit te skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi uruguaian nuk zë vend në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe pritet të largohet nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Suarez ka thyer heshtjen duke bërë një postim në rrjetin social, Instagram.

"Ka njerëz që flasin për mua ose për emrin tim kur tashmë disa vite nuk kemi raporte", shkroi Suarez.

"Unë flas kur dua të flas për vetën time. Nuk janë të vërteta”, shtoi ai."
Shtuar më 27/08/2020, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori