Dakurt: Nëse fitoi Trabzonspor pse të mos fitojë edhe Lille?
Pas eksperiencës tek Inter, Oliver Dakurt tashmë është komentator sportiv për Telefoot. Ish mesfushori francez ka folur për ndeshjen e sotme mes Inter dhe Lille:

"Nga tre skuadrat franceze Lille ka bërë futboll më të mirë por tregoi shumë respekt për Interin dhe e pagoi koston. Dhe pasi Interi shënoi gjithçka mori fund për francezët, vijoi Oliver Dakurt. Nëse Trabzonspor mori tre pikë në Milano pse mos e bëjë edhe Lille por për ta bërë këtë duhet luajtur në sulm. Interi është favorite e grupit dhe do e kalojë atë, kjo është e sigurtë", deklaroi ish-interisti Dakurt.
Shtuar më 02/11/2011, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori