Paolo Dal
Pino do të jetë në
krye të
Lega Serie A edhe më tej.
Paolo Dal
Pino u zgjedh si
President i
Lega Serie A në janar të vitit 2020, duke pasuar Gaetano Micciche i cili ishte në
krye të Federatës më parë.
Sipas “SkySportItalia” thuhet se Paolo Dal
Pino ka pranuar të vazhdojë si
President i
Lega Serie A.
Dal
Pino u rizgjodh javën e kaluar dhe vendosi të merrte kohë për të reflektuar mbi vendimin, por sipas artikullit, raportohet se 58-vjeçari do të mbetet në
krye edhe më tej.
Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi se Dal
Pino fitoi raundin e dytë të votimit me 14 vota dhe kështu u rizgjodh
President i Legas
Serie A.
Ai së fundmi kishte filluar reforma të ndryshme në
Serie A, për të rikuperuar gjendjen ekonomike të futbollit italian, duke kërkuar mënyra për shitjen e të drejtave televizive dhe duke kërkuar të rriten të hyrat e klubeve./
Shtuar më 25/01/2021,
ora 11:16