Dalglish në Liverpool
Liverpool
Shef i ri i shtabit teknik të klubit të futbollit Liverpul është emëruar ish-futbollisti dhe trajneri Kenny Dalglish, i cili e ka zëvendësuar Roy Hodgsonin e shkarkuar. Ish-kampioni i shumëfishtë i Anglisë dhe Evropës, që aktualisht po përjeton krizë të rezultateve, ka kumtuar se në interesin e të dy palëve është arritur marrëveshja që Hodgson të braktisë funksionin e shefit të shtabit teknik.

Kenny Dalglish me Liverpulin ka fituar tituj si futbollist dhe trajner. Ai do t’i prijë ekipit që nga dita e nesërme në takimin e vlefshëm për kupën e Federatës Angleze kundër Mancheter Unitedit.
Shtuar më 08/01/2011, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori