Dalic flet pas humbjes turpëruese ndaj Spanjës
Nënkampionja e Botës, Kroacia mori një goditje të rëndë mbremjen e djeshme, pasi është mundur nga Spanja 6-0.

Së fundmi për këtë humbje ka folur edhe trajneri i tyre, Zlatko Dalic duke thënë se skuaadra e tij ‘hoqi dorë’ nga loja e saj kundër Spanjës.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta përgëzojmë Spanjën”.

“Nuk është e lehtë për ne që të pranojmë se morëm aq shumë gola, por ne duhet të marrim mësim. Ne nuk mund të ulemi dhe të qajmë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.

“Pas golit ​​të tyre të parë dhe atij të dytë, ne filluam të humbisnim terren dhe Spanja me këtë fitoi vrull, duke e gjetur me lehtësi korridorin”.

“Nuk kemi pasur zgjidhje. Ndërsa luajtëm si ekip, gjithçka funksionoi, por sapo u ndalëm të luanim kështu, përfundoi”.

“Ne duhet të mësojmë nga një humbje si kjo sepse kemi parë se çfarë ndodh kur luajmë si ekip dhe çfarë ndodh kur nuk e bëjmë”.

Spanja gjithmonë ka pasur përqindje të mirë në posedimin e topit, por tani ata janë shumë më vertikalë dhe të rrezikshëm”. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori