Daliç: Ishim gati të futeshim në fushë ndaj Spanjës
Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç ka theksuar
se minutat e fundit ishin dramatike. Ndër të tjera ai tha se stoli i Kroacisë ishte gati të futej në fushë në ato momente drithëruese.

“Është një imazh që do të hyjë në histori. Ne sulmojmë me gjithë lojtarët në minutën e fundit. Ishte një situatë e çuditshme, sepse dy lojtarë të pambuluar të Spanjës ishin në mesin e fushës dhe prisnin.

Ishim gati të futeshim të gjithë në fushë, për të ndalur kundërsulmin e mundshëm të Spanjës, sepse mjaftonte një largim topi nga mbrojtja e tyre dhe pësonim gol.

Po bërtisja, po ulërija, por askush nuk dëshironte të kthehej pas. Të gjithë donin të provonin gjuajtjen e fundit. Kjo tregon karakterin e lojtarëve, forcën e tyre fizike e mendore”, tha Daliç. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori