Dalin biletat, ja sa kushton një vend për derbin e kryeqytetit (FOTO LAJM)

Teksa hymë në javën e derbit të kryeqytetit, klubi i Tiranës, si klub pritës, ka publikuar ditën e sotme, edhe detajet për çmimet e biletave në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kështu, një biletë në tribunat A dhe B, do të kushtojë 2000 lekë të reja, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit, bileta do të kushtojë 400 lekë të reja.

Fillimisht do të shiten vetëm biletat për tribunat D, E, F dhe G. Tribunat A, B, C, H do të dalin në shitje ditën e mërkure me një njoftim të dytë dhe për tifozerinë e Partizanit, për të pritur vendimin e Komisionit të Disiplinës, nëse do të merret masë për tifozët e kuq, dhe më pas për të përcaktuar përfundimisht ndarjen edhe për tifozerinë mike. Më poshtë, njoftimi i KF TIRANËS.

Ditën e Martë, pranë biletarisë stadiumit “Selman Stërmasi”, dalin në shitje nga ora 10:00-18:00 biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Partizani, takim që do të luhet ditën e premte, në orën 18:00.

Fillimisht do të shiten vetëm biletat për tribunat D, E, F dhe G. Tribunat A, B, C, H do të dalin në shitje ditën e mërkure me një njoftim të dytë dhe për tifozërinë e Partizanit. /albeu.com/

Çmimet:

Tribuna A, B – 2000 Lekë (Te reja)

Tribunat C, H, D, E, F, G – 400 Lekë (Te reja)
Shtuar më 25/02/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori