Dalin detaje të reja, avioni ku udhëtoi futbollisti kishte defekt para fluturimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Orët kalojnë dhe ende nuk bëhet i gjallë futbollisti Emiliano Sala. Ai dyshohet se është rrëzuar në det teksa udhëtonte me avion nga Nantes për në Cardiff, ku dhe kishte firmosur pak ditë më parë më këtë skuadër, shkruan Albeu.com.

Por tashmë dalin detaje të reja nga hetimi. Avioni kishte patur probleme para se të nisej nga qyteti francez dhe kjo ka qënë arsya kryesore e rrëzimit të avionit në det.

Gazeta franceze Ouest raportoi sot se Sala i dërgoi disa mesazhe bashkëlojtarit të tij te Nantes, Nicolas Pallois, i cili e kishte shoqeruar në aeroport argjentinasin.

Sala i tregoi shkokut se avioni kishte tentuar pa sukses të ngrihej disa herë para se ngrishe përfundimisht.

Po sipas gazetës franceze, mesazhet përmbanin edhe emotikone me buzëqeshje.

Pasi ishte ngritur në ajër, sulmuesi i kishte dërguar audiomesazhe familjes së vet në Argjentinë, duke shprehur shqetësimet e tij për gjendjen e avionit duke e pranuar se kishte frikë.

Avioni në fakt kishte gjashtë ulëse, ai u nis në orën 20:45 nga aeroporti i Nantes ndërsa pas një ore fluturimi, u zhduk nga radari mbi ujërat e Guernsey.

Ndërkohë kërkimet ndaj tij vijijnë ende në ishull por deri më tani nuk është gjetur. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori