Donin ta tridhnin para se ta vrisnin, fakte tronditëse nga masakrimi i yllit brazilian
vrasje
Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e futbollistit brazilian të Sao Pauylos, Daniel Correa. Media braziliane kanë zbuluar se qëllimi i përsonave të përfshirë në vrasje ishte ta tredhin futbollistin, por më pas plani kishte ndryshuar.

Correa u vra dhe u gjymtua dhe trupi i tij u zbulua në një zonë në Sao Jose dos Pinhais. Dyshohet se vrasësi është Adison Brittes pasi e ka pranuar vrasjen. Ky dhe tre burra të tjera kishin ecur deri në vendin ku u la trupi i pajete. Dy prej tyre thanë se nuk e kanë parë Brittesin duke e vrarë.

Plani kishte qenë për ta tredhur dhe jo ta vrisnin, por plani ndryshoi gjatë rrugës ku Brittes pa fotografitë e futbollistit që kishte qenë në shtrat me gruan e tij. Ata dolën të gjitha nga makina për të tredhur Correan, por Brittesi e vrau. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori