Dalin detaje të reja reth zhdukjes misterioze të futbollistes shqiptare
Florijana Ismaili vijon të jetë e zhdukur që ditën e shtunë të javës së kaluar, teksa ekipet e shpëtimit janë në kërkim për gjetjen e saj.

Mediat e huaja i kanë zbuluar hipotezat e para të arsyes së zhdukjesfutbollistes nga Kosova.

Florijana Ismaili mund të ketë pësuar goditje (shok) termik për shkak të ndryshimit të temperaturave para dhe pas futjes në ujë në liqenin e Comos në Itali.

Në atë ditë, temperatura regjistronte 33°C, ndërsa vajza ishte në gjendje perfekte për të notuar.

Për kërkimim e futbollistes është angazhuar edhe një robot, i aftë të gjurmojë edhe në thellësi prej 100 metrash, sa thuhet se është i thellë liqeni i Comos.

Ndërkohë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës është vënë në gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e futbollistes së zhdukur.

Shtuar më 02/07/2019, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori