Dalin detaje tronditëse, piloti i avionit të Sala nuk kishte licencë
Piloti i avionit të vogël që u zhduk në ngushticën e La Manche e ku udhëtonte sulmuesi i sapoblerë nga Cardiffi, Emiliano Sala, nuk ishte i autorizuar për të transportuar pasagjerë me pagesë.

Këtë detaj mjaft të rëndësishëm e zbulon e përditshmja britanike 'The Sun", sipas të cilës, 59-vjeçari David Ibbotson nuk kishte licencë për pilotim privat, referuar regjistrit të Federal Aviation Agency (FAA).

Me llojin e lejes që zotëronte nuk mund të transportonte pasagjerë me pagesë, pasi për ta marrë këtë licencë duhet të kishte orë të tëra eksperiencë në fluturim.

"Nuk mund të konfirmojmë se ç’lloj licence kishte marrë David Ibbotson, këto detaje do të ekzaminohen në konkekstin e një hetimi të ardhshëm mbi aksidentin," – është shprehur Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil.
Shtuar më 25/01/2019, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori