Dalin fakte të reja, Skënderbeu është dënuar që në maj (FOTO)

Një postim i Televizionit Shqiptar, në faqen e emisionit “Rubrika Sportive ne RTSH” në Facebook, ka nxjerrë në pah diçka të re në lidhje me dënimin e Skënderbeut nga UEFA.

Pas informacionit të kërkuar me e-mail nga RTSH, UEFA i ka kthyer sot përgjigje Televizionit Shqiptar:

“Trupa e Apelit në UEFA në takimin e vet në 1 qershor 2016 ka vendosur që Skënderbeu nuk lejohet të marrë pjesë në kompeticioni e Ligës së Kampioneve për sezonin 2016/2017”.

Duke iu referuar këtij e-maili, vendimi është dhënë në 1 qershor, pra të mërkurën e shkuar, dhe ky është një vendim i Apelit, çka do të thotë se Skënderbeu mund të jetë dënuar shumë kohë më parë që në muajin maj.

Shtuar më 07/06/2016, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori