Dalin formacionet zyrtare të supersfidës Tirana-Vllaznia
Do të startojë në orën 18:00, “klasikja” e futbollist shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Pritet që të luhet në një atmosferë realisht të zymtë. Dhe kjo, jo vetëm prej shirave që kanë pushtuar vendin, por për tifozët. Stadiumi do të jetë zyrtarisht bosh.

Bardheblutë e Ahmataj vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Teutës, ndërkohë që shkodranët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi. Në 11 javë kampionat, Tirana ka arritur të sigurojë 18 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 7-të me 15 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Trajneri Jonuz ka ulur në stol plot 5 lojtarë. Lekaj, Kruja, Ualusimbi, Zogaj dhe Shtubina e kanë humbur vendin në formacion. Nga ana tjetër Ahmataj vazhdon të rreshtojë një Tiranë sulmuesi me Halilin, Kobina, Kale dhe Ngo nga minuta e parë.

TIRANA – VLLAZNIA ora 18:00



FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinjo, Maranhao. Trajner: M. Jonuz
Shtuar më 08/11/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori