Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Izraelit, ja ku mund t'i blini
Shqipëria do të zbresë në fushë më 12 nëntor për të luajtur në "Loro Boriçi" ndeshjen e radhës ndaj Izraelit. Të dyja kombëtaret janë me të njëjtën kuotë pikësh në grup, çka detyron kuqezinjtë që të kërkojnë maksimumin për të marrë minimalisht vendin e tretë në grup.

Për këtë takim kuqezinjtë duan mbështetjen maksimale të tifozëve, të cilët duke u nisur nga sot mund të rezervojnë vendin e tyre në stadium për të përkrahur lojtarët.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 nëntor, ndërsa FSHF-ja në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se ku mund të gjejnë tifozët biletat.

Shitja fillimisht ka nisur në sajtin online (bileta.fshf.org) e më pas në afrim të takimit do të dalin në pikat e shitjeve në pikat e caktuara nga FSHF-ja.
Shtuar më 14/10/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori