Dalin në shitje fanellat e reja të kombëtares, ja sa kushtojnë (FOTO LAJM)

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka prezantuar dje fanellat e reja me të cilat do të përdoren që në sfidën ndaj Italisë në Palermo.

Imazhi ballor i uniformës është një imitim i ndërthurjes së pendëve të shqiponjës, janë ruajtur një sërë elementësh, përfshirë këtu edhe moton "Ti Shqipëri më jep nder".

Këto fanella kanë dalë në shitje që sot në faqen zyrtare të FSHF-së teksa çmimi i tyre është 10 900 lekë të reja, ose 79 euro./albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori