Dalin në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Uells, çmime skandaloze
albania0
Federate Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave online për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Uellsit e cila do të luhet në datën 20 nëntor në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje do të luhet pas takimit zyrtar mes Shqipërisë dhe Skocisë në datën 17 nëntor.

Ajo që bie në sy është çmimi i kripur i biletave për këtë ndeshje. Edhe pse është një sfidë miqësore dhe nuk vlen për asgje, biletat janë të kripura.
Në tribunën VIP një biletë kushton 6000 lekë.


Tribuna A2+A3+B3 kushton 4000 lekë

Tribuna A1+A4+B2+B4 kushtojnë 3000 lekë

Tribuna B1+B5 kushtojnë 2000 lekë

Tribuna E kushtojnë 1000 lekë

Tribuna F+D kushtojnë 700 lekë

Tribuna C1+C3+G1 kushtojnë 500 lekë

Tribuna C2+G2 kushtojnë 300 lekë


Shtuar më 23/10/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori